“Një sociopat, që po djeg partinë për të shpëtuar veten”, profesori njohur bën deklaratën e fortë për Sali Berishën, paralajmëron socialistët

Duke analizuar figurën e Sali Berishës, profesori Fatos Tarifa, u shpreh se duke huazuar nga dikush termin “sociopath”, është i mendimit se më shumë se çdo gjë i shkon një identifikim i tillë, për një politikan, i cili do të bëj gjithçka për të shpëtuar veten e tij.

“Dikush këtë kohë e ka quajtur Berishën “sociopath”, unë nuk di term më të përshtatshëm se ky. Ky po djeg një parti për të shpëtuar vetë, pavarësisht se cili do të jetë fati i kësaj partie, apo i vet Berishës pas Kuvendit të 11 dhjetorit, unë siç thashë nuk shoh për atë njeri të ardhme politike, ai i përket së shkuarës, është histori, vazhdon të jetë shumë i rrezikshëm”.

Sipas Tarifës, nga kjo tragjedi në PD, nuk duhet fërguar duart PS, sepse kur nuk ka një opozitë të fortë, nuk ka as qeverisje të fortë.

“Nuk do të doja që socialistet apo ata që janë në qeveri të fërkojnë duart me këtë tragjedi që po ndodh në PD, sepse edhe kjo është në dëm të tyre, pa një opozitë ajo parti dobësohet, dhe qeveria nuk qeverisë më mirë”.

Shiko tv shqip

Related Posts