Njëri te Palermo e tjetri te Sampdoria, vëllezërit Doda “pushtojnë” futbollin italian

Futbolli italian ka në përbërje futbollistë të shumtë shqiptarë dhe njëri prej tyre është edhe Masimiliano Doda i cili aktualisht po vuan një dëmtim në ligament. Ndërkohë, aktualisht po e zëvendëson dikush tjetër dhe është pikërisht vëllai i tij, por ky i fundit aktivizohet me skuadrën e të rinjve të Sampdorias.

Ditën e djeshme, 17-vjeçari Armelo Doda ka debutuar me ekipin e Sampdorias U19 në një ndeshje të fituar kundër Interit me rezultatin 2-1. Për Dodën ka pasur pak minuta në fundin e takimit, duke qenë njëkohësisht pasues i vëllait të tij.

Masimiliano Doda luante me të rinjtë e Sampdorias për disa kohë, por rinisja e kampionatit nga zero që bëri Palermo pas falimentimit, e detyroi klubin ta rikthente dhe tashmë i duhet të ringjitet sa më lart. Mesa duket, vëllezërit Doda do të provojnë të përsërisin historitë e shumë vëllezërve futbollistë që kanë pasur suksese të shumta.

Shiko tv shqip

Related Posts