“Nuk do fshihen dot”, Rama zbulon se çfarë do të ndodhë në muajin janar

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se nga janari biznesi i vogël nuk do të ketë askënd që ta kontrollojë përveç vetëvetes.

Teksa i është përgjigjur një qytetari nga makina, Rama tha se nga aleancë qeveri-biznes i vogël do të garantohet, që të mëdhenjtë të mos kenë mundësi të fshehin të ardhura pas atyre do të paguajnë një për një detyrimet.

“Përshëndetje, më vjen mirë. Kurajo. Besim në punë, ne jemi pranë teje dhe gjithë atyre për t’ia dalë, dhe kjo është koha dhe beteja përfundimtare për t’ju çliruar nga taksidarët e kontrollorët që jo rrallë abuzojnë me detyrën dhe kthehen për ju në makth më shumë se taksat.

Ju nuk do keni më njeri nga janari t’ju kontrollojë përveç vetvetes në funksion të kontributit tuaj. Në aleancë të fortë qeveri-biznes i vogël do të garantojmë që të mëdhenjtë duke mos pasur mundësi të fshehin të ardhura pas jush do të paguajnë një për një detyrimet. Me dixhitalizimin e transaksioneve gjithçka do jetë më e lehtë”, tha Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts