Nuk ka njeri që nuk i di, këto janë shprehjet më të famshme korçare

Shprehjet popullore kanë qenë gjithmonë të preferuarat e të gjithë shqiptarëve.

Ato i përdorim kur s’na vjen mirë për diçka, kur na bëhet qejfi, kur duam t’i bëjmë qejfin dikujt apo edhe kur duam të thumbojmë ndonjë.

Normalisht Korça nuk ngelet mbrapa për përdorimin e shprehjeve të tilla.

Më poshtë ju tregojmë ato që ndoshta i keni përdorur shpesh për situatat në të cilat jeni gjendur.

-Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj.

-Gjeli në pleh të tij këndon më mirë.

-Gjuha ruhet atje ku shkruhet.

-Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.

-Fshati që duket s’do kallauz.

-Gjarpri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.

-Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi.

– Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.

– Siç na dinë – qofshim, siç jemi – mos qofshim.

– Ç’i do qeni brekët.

-Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.

-Mos fol si e ëma e Zeqos në majë të thanës.

-Mos shit qen të blesh këlyshë.

– Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.

– Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot.

-Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.

– E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh.

– Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon.

-Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë.

– Në portën e të shurdhit mos trokit.

– Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij.

– S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë.

-Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.

– Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë?

-Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.

Shiko tv shqip

Related Posts