‘Nuk ke turp’, Rudina Dembacaj i zbulon të vërtetën në mes të emisionit, Alfio nuk ja përton: Gënjen nuk është e vërtetë

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë ndër çiftet më simptaikë të shoëbizzit shqiptar.

Dyshja e njohur është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndajnë me miqtë dhe fansat e tyre momente të bukura të jetës së tyre.

Teksa Fatma është në pritjen e ëmbël të të bërit nënë për herë të parë, ka zbuluar momente të bukura e unike që po kalon përgjatë këtyre muajve.

Teksa moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj në “RTV Ora”, Fatma ka folur gjatë për shtatzëninë e saj dhe marrëdhënien që ka me Alfion.

Fatma ka treguar se Alfio pavarësisht se është një ndër kuzhinierët më të njohur, nuk gatuan asnjëherë në shtëpi, një detaj që Fatma e ka treguar edhe në intervista të tjera që ka dhënë, por këtë herë Rudina Dembacaj i kërkoi asaj ta merrte në telefon.

Biseda në telefon mes Rudinës dhe Alfios:

Rudina: Po mirë o zotëri a nuk ke turp që nuk i gatuan gruas në shtëpi?

Alfio: Gënjen nuk është e vërtetë.

Rudina: Si nuk është e vërtetë?

Alfio: Gatuaj ndonjëherë

Rudina: Kur? 1 herë në vit?

Alfio: Po mirë është njësoj sikur ti të bëje një emision në mëngjes, një emision pasdite dhe një emision në darkë.

Rudina: Nuk ka asnjë justifikim

Alfio: Në rregull nuk ke faj.

Shiko tv shqip

Related Posts