Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, bëhet blerja më e padëgjuar ndonjëherë, veprimi habiti të gjithë

Si mund të shpëtohet një pyll dhe në të njëjtën kohë të promovohet dashuria për natyrën dhe biodiversitetin? Aldo Cucchiarini dhe 12 persona të tjerë vendosën ta blinin një, siç tregohet nga revista “Altraeconomics”. Gjithçka ndodhi në Itali dhe, për të qenë të saktë, në komunën e Apecchio (provinca e Pesaro). Me një sipërfaqe prej 33 hektarësh, ai njihet dhe si Pylli i Mbretëreshës, që zakonisht përdoret për të marrë dru zjarri nga pemët. Një zakon ky që nuk vlerësohet nga Aldo dhe njohës të tjerë të zonës, të cilët kështu kanë vendosur ta blejnë.

“Përgjatë Apenineve ka shumë pyje të varfra, sepse ato vazhdimisht janë duke u prerë dhe pemët janë shumë të reja. U krijua mundësia, sepse ky pyll, si rezultat i falimentimit të një kompanie, shkoi në ankand me një çmim joshës. Shitja kishte shkuar keq disa herë, sepse ndërmarrjet pyjore prisnin që çmimi të binte”.

“Duam ta rivendosim pyllin në një gjendje natyraliteti, ka pesë hektarë që ne mund t’i ripyllëzojmë, dhe pastaj mund të eksperimentojmë me modelet më të mira të menaxhimit”, -tha Aldo.

Shiko tv shqip

Related Posts