‘Nuk pushoja dot së qari’, aktori i njohur zbulon momentin prekës me të bijën

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Arben Derhemi ishte i ftuar sot në “E Diell” , ku ka folur për shfaqjen më të fundit në teatër “Magjia e Josef Bider”.

Por, përveç jetës artistike, artisti ka ndarë me publikun edhe momente nga jeta familjare, mes të cilëve ka veçuar momentin emocionues, kur pa vajzën në skenën e shkollës.

“Unë qaj më shumë se Iva, bashkëshortja ime. Para 4 muajsh kur Darlin dha një shfaqje, kam qarë 5 minuta dhe nuk pushoja dot së qari. Nuk e di çfarë ndjesie më erdhi, por ndjehesha edhe mirë edhe keq, nuk e di, nuk e di, më rrodhën lotët vetvetiu”, tregoi ai.

Pyetjes nëse Arbeni dhe Iva kishin në planin t`i dhuronin Darlin një motër ose vëlla, aktori u përgjigj: “Shpresojmë. Në Shqipëri nuk ecet me projekte, ia kemi lënë rastësisë”

Shiko tv shqip

Related Posts