“Nuk u kapëm gafil, kishim informacione para bllokadës në Rinas”, Rama jep lajmin surprizë: Disa prej kontrollorëve janë dorëzuar

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se një pjesë prej kontrollorëve që janë ngritur në protestë, janë kthyer në punë. Në një intervistë në ‘Log’, Rama tha se qeveria dhe Ministria kanë pasur infomacion për këtë protestë, dhe nuk janë kapur ‘gafil’.

Rama shtoi se shumë prej kontrollorëve u janë bindur thirrjeve të ministres dhe kryeministrit dhe nesër nisin punën.

“Ne nuk jemi kapur gafil, kishim informacion për situatën. Disa prej kontrollorëve janë dorëzuar, nesër fillojnë punë. Por kjo gjë nuk mbaron këtu. Është një procedurë që do të zgjasë,“- tha Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts