OBSH: Vaksina nuk nënkupton zero COVID

Shfaqja e shumë vaksinave efikase kundër coronavirusit dhe përcjellja me optimizëm nuk do të duhej të lejonte zbutjen e masave, sepse ato nuk do ta eliminonin virusin, kështu ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetit.

“Vaksinat nuk do të thonë zero COVID-19”, ka deklaruar Mike Ryan nga OBSH, duke theksuar se vaksinat në vete “nuk mund ta kryejnë punën”, transmeton Telegrafi.

Zyrtarja për përcjelljen e pandemisë pranë OBSH-së, Maria van Kerkhove, i ka bërë thirrje të gjithëve që të mendojnë mirë se çfarë do të bëjnë me rastin e festave të fundvitit, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e coronavirusit.

“Vendimet që tani i marrim kanë rëndësi për jetë a vdekje për ne, për familjet tona”, ka shtuar ajo.

Kujtojmë që pandemia e coronavirusit nga i cili janë infektuar më shumë se 65 milionë njerëz dhe mbi 1.5 milion tjerë humbën jetën, ka filluar sërish të përhapet me shpejtësi nëpër botë në kohën kur janë paralajmëruar planet për vaksinim masiv në shumë vende.

“Përparimi i arritur sa i përket vaksinave po e ngrit moralin dhe tani mund të fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit”, ka deklaruar kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyeus, duke paralajmëruar se pandemia ende nuk ka përfunduar.

Shumë zyrtarë të OBSH-së gjithashtu kanë paralajmëruar për ndjenjat e rrejshme të sigurisë që mund t’i japin vaksinat.

“Derisa pritet të fillojë shpërndarja e vaksinave, njerëzit duhet të vazhdojnë të respektojnë masat e shëndetit publik në mënyrë që të gjithë të jenë të mbrojtur”, ka shtuar kreu i OBSH-

Shiko tv shqip

Related Posts