Ofendoi shqiptarët, dënohet futbollisti me origjinë serbe Arnautovic

UEFA ka dënuar me 1 ndeshje pezullim nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për futbollistin e Austrisë me origjinë serbe Marko Arnautovic. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të ofendimeve me bazë raciste ndaj futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi i Austrisë shënoi golin e 3-të në fitoren 3-1 ndaj Maqedonisë pak ditë më parë. Gjatë festës për golin e shënuar, ai shau nga nëna futbollistin shqiptar Ezgjan Alioski dhe jo vetëm.

Maqedonia e Veriut kërkoi nga UEFA që të dënonte lojtarin për veprimin dhe menjëherë u hap një hetim, që pasoi me pezullimin me një ndeshje. Arnautovic humbet kështu sfidën e dytë, atë ndaj Holandës ditën e nesërme.

Pamjet televizive treguan se shoku i tij i ekipit David Alaba po përpiqej ta ndalojë të flasë, teksa lojtarët austriakë festojnë golin. “Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist. Nëse dikush është ofenduar, kërkoj falje” tha Arnautoviç pas ndeshjes.

Ndërkohë nga ana tjetër futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski ka treguar për mediat se gjithçka mes palëve është sqaruar pas përfundimit të ndeshjes

Shiko tv shqip

Related Posts