Pamje kritike, rrëshqitje të tokës pranë një pallati në Gjirokastër (VIDEO)

Gjirokastra është prekur më së shumti nga reshjet e shiut të cilat nuk kanë sjellë vetëm përmbytje por edhe reshqitje dheu pranë një pallati në lagjen “Granicë”.

Toka që ka rrëshqitur nga kodra pranë pallatit ka depërtuar në dy apartamente, por nuk raportohet për të lënduar.

Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën ku ndodhi rrëshqitja e dheut pranë pallatit në lagjen “Granicë”. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment