Pamje të trishta/ Dikur ishte në kopertinat e revistave, sot modelja ka mbetur e pastrehë

Ish ggruaja e yllit të Baywatchi-it Jeremy Jackson, Loni Willison, ka mbetur e pastrehë. Paparacët e kanë fotografuar atë duke kontrolluar në koshat e mbeturinave.

Loni u shfaq e veshur me një xhup të zi, streçe dhe çorape të kuqe. Ajo dikur ishte modele dhe pozonte për revistat e fitness-it, por mbeti e pastrehë në vitin 2016.

Loni humbi punën, apartamentin dhe makinën e saj për shkak të gjendjes së saj të rënduar mendore. Aktori Jeremy Jackson refuzoi ta ndihmonte gruan e tij, me të cilën u divorcua në vitin 2013.

Në tetor të 2016 ajo u zhduk pavarësisht tentativave të miqve për ta rehabilituar. Dy vite pasi shkëputi kontaktet me miqtë, 37 vjeçarja dha një intervistë për “The Sun”.

“Po ia dal mirë. Nuk dua ndihmën e askujt. Me Jeremy-n nuk kam folur. Askujt nuk i plas vërtet për mua, kështu që unë nuk dua t’i shoh, ata nuk duan të më shohin. Kam ushqim, kam dhe një vend për të fjetur. Gjej para aty-këtu. ka ushqim në kosha dhe afër dyqaneve. Ka goxha”, tha ajo

Shiko tv shqip

Related Posts