Panuçi, hidh sytë edhe nga Sllovakia! Mesfushori shqiptar shënon dygolësh (VIDEO)

Kristian Panuçi deklaron shpesh se ka kërkuar vazhdimisht edhe në kampionatet më të panjohura për futbollistë shqiptarë që t’ia bashkojë grupit kuqezi. Ndoshta ka ardhur koha që të hedhë sytë edhe nga Sllovakia, ku në radhët e Ruzhomberok po shkëlqen Kristi Qose.

Mesfushori 23-vjeçar shqiptar është në vitin e tij të dytë në radhët e kësaj skuadre dhe po merr gjithnjë e më shumë një rol qendror në ekip. Sot, ai u kthye në liderin e klubit që pretendon për një vend që i garanton pjesëmarrjen në Europë, pasi ka shënuar dy gola për t’i dhënë suksesin 4-1 ekipit të tij në fushën e Trençin.

I aktivizuar shpesh si në mbrojtje, ashtu si edhe në mesfushë gjatë viteve të fundit, Qose ka qenë një emër që ka qarkulluar shpesh në ambientet e përfaqësueses. Por trajneri Panuçi nuk e afroi siç bëri paraardhësi i tij, Xhani De Biazi, i cili i dha mundësinë Qoses të debutonte me fanellën kuqezi në një miqësore me San Marinon kur ai ishte 19-vjeç.

Dy golat e shënuar sot, ndoshta mund të bindin trajnerin aktual të kuqezinjve të shohë nga afër mesfushorin, i cili një vit më parë mori vlerësime shumë të larta edhe nga mediat angleze për mënyrën se si luajti në ndeshjet e Ligës së Europës përballë Everton. /vipsport

Shiko tv shqip

Related Posts