Paralajmëron largim nga politika, presidenti Meta: Ja ku do shkoj pas 25 prillit

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar për një vizitë me dyer të mbyllura në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Pa i sqaruar zërat nëse do të shkojë në cilësinë e presidentit, apo të ministrit të Brendshëm (ashtu siç u përfol në media), Meta shtoi se opozita kishte faj për pushtetin që kishte marrë kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi punën që kryeministri bën për të vënë në vështirësi opozitën e vendit.

MEÇO: Opozita i la fushën e hapur Ramës.

META: Pavarësisht se ka gjithçka dhe të gjithë pushtetet. Ai prapë punon natë e ditë për ta ngushtuar, provokuar, përçarë dhe blerë opozitën. Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë e organizuar, pa gjumë, e përgatitur. Në parlamentin e ardhshëm do të shkoj të bëj një seancë me dyer të mbyllura. Do shkoj pas 25 prillit në cilësinë e presidentit dhe gjithë cilësitë e mia.

Shiko tv shqip

Related Posts