Parashikoi një tërmet ‘apokaliptik’, çfarë thotë sizmiologu grek për Shqipërinë

Sizmiologu i njohur grek Akis Tselentis do të deklaronte pak muaj më parë se rajoni ishte përballë një tërmeti apokaliptik. Rastësia desh që fjalët e tij sot të merreshin mëse seriozisht nga medi greke për tërmetin 6.4 të shkallës rihter që shkundi Shqipërinë.Sizmiologu u shpreh për median greke se tërmeti që ra në Shqipëri është ndjerë deri në jugun e Greqisë. Ai u shpreh se të vdekurit nga tërmetet vijnë si pasojë e standardit të dobët të ndërtimit.
Sizmiologu tha se rrezikoi më i madh ka kaluar, por mund të ketë një rrezik për tërmete në Korçë. “Tërmeti i Durrësit u ndje deri në Patra, jug të Greqisë. Epiqendra ishte në Adriatik. Tërmeti i parë ishte 6.4 kurse i dyti 5.8. Shtëpitë në Shqipërisë nuk janë si të Greqisë. Në Shqipëri nuk janë ndërtuar shtëpitë me standardet për të përballuar tërmetet. Si pasojë kemi kaq të plagosur dhe te vdekur. Nuk pritet të kemi më tërmet kaq të madh, mund të pasohet nga të vegjël. Tërmeti i Durrësit ishte qendror. Por ka rrezik që mund të ketë tërmete në Korçë sepse çarja e Durrësit ngatërrohet me atë të Korçës. Aty ku mbaron çarja e Durrësit fillon e Korçës” tha ai.

Shiko tv shqip

Related Posts