Pas puthjes me Donaldin në Big Brother, tani Bora puthet edhe me Romeon (Video)

Me një video në llogarinë e tij në Instagram, Romeo Veshaj ka treguar se mbrëmjen e sotme do të jetë pjesë e emisionit të humorit “Portokalli”.

Ai ka publikuar një video krah Salsano Rrapit me të cilin do të risjellin edhe njëherë, momentin e shumë komentuar të puthjes së Donaldit dhe Borës. Imitimi i puthjes ka bërë dhe Borën të shkrihet gazit dhe të komentojë duke e quajtur: “Dashuri labe. Të dua moj qëne”.

Romeo ka komentuar me profilin e vëllait të saj Donaldit duke i deklaruar dashurinë edhe njëherë aty. “Të dua”, shkruhet në komente. Fundja më mirë se binjaku si di njeri këto punë edhe pse vetë Donaldi është brenda shtëpisë së BBV.

Se si do e sjellë Salsano dhe Romeo dhe a do ketë një puthje si e Donaldit me Borën do mbetet të prisni vetëm pak.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Shiko tv shqip

Related Posts