Pas rasteve të zbuluar me koronavirus, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Pasi konfirmoi dy raste të Koronavirusit, Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për gjashtë muaj dhe ka mbyllur trafikun ajror nga Kina, Macao, Hong Kong dhe Taipei.

Gjendja e Emergjencës Kombëtare, garanton ndërhyrje të menjëhershme në favor të popullit dhe territorit me mjete dhe fuqi të jashtëzakonshme.

Ndërkaq dy rastet e para të personave të infektuar me koronavirus janë konfirmuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa në Gjermani numri i të infektuarve ka shkuar në 5.

Dje Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur ‘Emergjencë Globale të Shëndetit publik’, teksa numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 213 kur se i të infektuarve rreth 10 000 persona.

Shiko tv shqip

Related Posts