Pas shtatë vitesh, këngëtarja shqiptare rikthehet për të takuar familjen

Këngëtarja e njohur Linda Halimi është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton me bashkëshortin e saj Big D.

Çifti janë bërë edhe me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.

Ardhja në jetë e vogëlushes dhe rrethanat e ndryshme kanë bërë që Linda të mos kthehet në Kosovë pranë familjes prej shtatë vitesh.

Mirëpo, një lajm i mirë vjen nga këngëtarja, e cila mesa duket  është rikthyer në Kosovë për t’i kaluar pushimet pranë familjes së saj dhe  këtë gjë nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Linda Halimi ishte në Tiranë vitin e shkuar për të marrë pjesë në “Kënga Magjike”, por në Kosovë nuk ka bërë ende një dalje publike.

Shiko tv shqip

Related Posts