PASAPORTAT ANTI-COVID JANË TASHMË REALITET NË GREQI

Pak muaj par fillimit të sezonit turistik, Greqia bëhet një nga vendet e para të Bashkimit Europian që lëshon një certifikatë vaksinimi kundër Covid 19.Objektivi është ai i lehtësimit të udhëtimeve, me shpresën që brenda verës një pjesë e konsiderueshme e popullsisë botërore do të jetë e vaksinuar.

Për momentin në Greqi do të përdoret si certifikatë mjekësore, por qeveria greke shpreson se do të përdoret si dokument të paktën në nivel europian.

Kryeministri Mitsotakis ka dorëzuar kërkesën në Bruksel. Certifikata duhet të përdoret si mjet për të lehtësuar lëvizjet dhe jo për të diskriminuar, këmbëngul Athina. Propozimi përqendrohet më shumë në pikat kufitare, në mënyrë që ata që kalojnë kufirin të lëvizin lirshëm dhe mos kenë nevojë për karantinë nëse janë vaksinuar.

Mund të ketë dhe një korsi të veçantë brenda aeroporteve nëse dikush është i vaksinuar, që do të jetë e ndryshme nga ajo e personave që nuk janë vaksinuar.

Sistemi ka nisur të funksionojë mëngjesin e të premtes dhe deri mëngjesin e të hënës janë lëshuar 55 mijë certifikata. Kjo e fundit merret vetëm pas dozës së dytë të vaksinës.

Qeveria greke beson se për sa i përket kalimit të kufijve, ka shumë optimizëm për aplikimin e këtij plani, pasi në rast të kundërt situata do të ishte absurde: dhe personat e vaksinuar do të duhej t’i nënshtroheshin testit ose karantinimit.

Certifikata greke ka ngjallur interesin e vendeve të tjera anëtare dhe në të ardhmen do të mundësohen marrëveshje dypalëshe në lidhje me këtë çështje.

Shiko tv shqip

Related Posts