PD braktis Sali Berishën pas ultimatumit amerikan, Meta struket dhe lë të vetëm ish-liderin demokrat në fundin e tij të tmerrshëm

Ish-kryeministri, Sali Berisha vijon të mos ketë mbështetje në luftën që ka nisur me amerikanët. Deklarata e ambasadores amerikane nga selia e PD ishte një tërmet 7 ballësh për ish-kreun e kësaj partie, pasi SHBA ia bëri të qartë se nëse nuk ikën nga Parlamenti, do ketë pasoja. Berisha reagoi ndaj Yuri Kim shumë ashpër. Fillimisht doli me një deklaratë për mediat, ndërsa më pas u shfaq në një televizion ku sërish vijoi me akuzat dhe sfidoi SHBA se ai do të jetë deputet. Por ajo që vihet re është se të vetmit që i dolën në krah janë shumë pak individë, kryesisht ish-bashkëpunëtorë të tij dhe televizioni që ka familja e tij. Së pari nuk pati asnjë reagim zyrtar nga PD. Ambasadorja e bëri deklaratën pas takimit me Bashën, në oborrin e PD. Nga kjo parti nuk pati reagim fare si për takimin ashtu dhe për deklaratat e ambasadores. Elementi tjetër është se vetë kryedemokrati Basha nuk reagoi. Vetë “VOA” i kërkoi atij një prononcim të premten, por Basha nuk deshi të reagonte. Distancomi i tij është një mesazh i qartë për Berishën. Basha po jep sinjale se ai është në krah të SHBA. Po ashtu Berishës nuk i doli në krah as aleati i tij i vjetër, presidenti Ilir Meta. Ky i fundit, pas vendimit për ta shpallur “non grata” sulmoi shumë fort amerikanët dhe ngriti në piedestal Berishën. Por kohët e fundit kreu i shtetit ka nisur të ndryshojë kurs. Së pari mori pjesë në festën e pavarësisë të SHBA, e mbajtur në ambasadë. Më pas i dërgoi letër presidentit Biden. Së fundmi zhvilloi një vizitë në SHBA, ndërsa dekoroi disa shqiptaro-amerikanë ku kërkonte të forcohej bashkëpunimi Shqipëri-SHBA. Duket sikur edhe Meta po tenton të jetë krah amerikanëve, duke parë atë se çfarë po ndodh me Berishën.

Ja kush i doli në krah Berishës

Të vetmit që i dolën në krah Sali Berishës janë ish-bashkëpunëtorët e tij, disa prej të cilëve pa rol kyç në PD. Mund të përmendim Gent Strazimirin (nuk është më deputet), i cili sulmoi ambasadoren e SHBA. Po ashtu Tritan Shehu i doli në krah Berishës. Po ashtu disa analistë dhe gazetarë që kanë punuar me Berishën kanë dalë kundër ambasadores. Ai që e ka mbrojtur më shumë është televizioni familjes së ish-kryeministrit, i cili prej 3 ditësh po sulmon fort ambasadoren përmes editorialeve dhe gazetarëve të tij. Ndërkohë vetë Berisha ka rinisur tentativat për të treguar se është proamerikan. Dje ai ka hedhur një foto po me dy amerikanë, të realizuar 25 vite më parë në Vlorë. Pra mbështetja e vetme që i ka mbetur Berishës janë familja e tij dhe disa bashkëpunëtorë, kryesisht ish-ministra. Pothuajse asnjë deputet aktual (përveç Tritan Shehut) nuk i ka dalë në krah. Pra i gjithë grupi parlamentar është i distancuar totalisht prej tij. Gazeta tentoi të marrë reagime nga disa prej deputetëve të dalë nga 25 prilli, por asnjë nuk donte të fliste. Kjo tregon se Berisha nuk ka mbështetjen e grupit parlamentar dhe as të vetë PD, sinjal ky se ndoshta në shtator mund të mos jetë pjesë e tyre.

Shiko tv shqip

Related Posts