PD do të garojë sëbashku me LSI në zgjedhjet e 25 prillit? Basha jep përgjigjen e prerë: Rama është në panik!

Kreu i PD, Lulzim Basha preferoi ta quante “shterues” qëndrimin e kryetares së LSI, e cila tha dje se në zgjedhjet e 25 prillit, LSI nuk do e humbasë logon, duke lënë të kuptohet se me ndalimin e koalicioneve tradicionale PD dhe LSI do të garojnë të vetme me lista të veçanta. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Basha la të kuptohej indirekt se PD dhe LSI do të garojnë të ndara në zgjedhje, duke qenë në sintoni me qëndrimin e Kryemadhit.

Pyetje: Ndryshimi i kodit zgjedhor, mund të sjellë realitet të ri sa i takon koalicioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se pret ezaurimin e proceseve ligjore nga presidenti e mazhoranca e tha se në zgjedhjet e ardhshme LSI do ketë logon e saj në fletën e votimit, nënkupton që mund të ketë dy koalicione, mund të kemi detaje?

Basha: Është shteruese përgjigja që ka thënë Kryemadhi, ne i konsiderojmë hapat e njëanshëm të Ramës e pseudomazhorancës së tij të paligjshëm, anti-kushtetues e në dhunim të marrëveshjes së 5 qershorit, në shkelje të standardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme të OSBE ODIHR.

Presidenti është në proces, qëndrimi ynë është i pandryshueshëm por në kuptimin politik, ju them që hedhja në erë e 5 qershorit e dhunimi i këtyre standardeve është tregues më i mirë i panikut që ka Edi Rama nga procesi i ardhshëm zgjedhor. Panik që do vijë duke u rritur sa më shumë që ti afrohemi ditës së zgjedhjeve.

Shiko tv shqip

Related Posts