Pedagogu i Arkitekturës-Ramës: Ligji ka rënë! Senati që na përfaqëson është një celulë malinje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentë të Arkitekturës. Një pedagog i ështrë drejtuar ramës duke i thënë se Ligji për Arsimin e Lartë ka rënë, po ashtu dhe rektorati e vetë Ministria e Arsimit.

Pjesë nga dialogu:

Pedagogu: Një pjesë të madhe e ka fajin. Ai senat që na përfaqëson atje, është një celulë malinje. Ligjin nuk e pyet njeri. Këtu ka rënë ligji. Këtu punësohen pedagogë të rinj pa zbatuar ligjin. Kur i tregon rektorit ligjin, e marrin me sportivitet. Kam një korrespondencë të gjatë me rektorin. Këtu ka pedagogë me mesatare të ulët dhe plagjiatura. Këtu, llumi është kthyer në zullum.

Rama: Më thuaj një pikë të ligjit që është pengesë?

Pedagogu: Problem është për t’u zbatuar.

Rama: Ç’është ky kor? Në kopsht jeni këtu? Në cilin universitet të planetit e keni parë? Kush fillon në kor për të prishur. Nuk mund ta pranoj këtë. Profesori flet dhe ju bëni kor. Kam ardhur të bëj dialog dhe as të dëgjoj juve të bëni kore.

Pedagogu: Unë thashë që këtu ka rënë ligji, kanë rënë edhe rektorati dhe Ministria. Përgjigjet që ka dhënë rektorati për kërkesat tona janë të nivelit qesharak.

Shiko tv shqip

Related Posts