Pedagogu në SHBA jep detajet e forta: Ja çfarë ndodh nëse Covid-19 futet sërish në trup

Në një intervistë për “Mbrëmje në Abc” , Fatos Kopliku, pedagog në SHBA teksa ka folur për situatën e koronaviruist tha se një person që shërohet nga Covid-19 fiton imunitet.

“Absolutisht. Kjo është diçka që ndodh me të gjithë viruset. Një njeri që arrin dhe shëndoshet fiton imunitet sepse trupi e lufton virusin. Që ky virus të përballet me trupin prapë sistemi imunitar do ta eleminojë në një kohë rekord të shkurtër.

Ka teori të caktuara, sipas të cilave duke qenë një virus inteligjent, mendohet se nëse vjen në një formë tjetër, trupat që e kanë kaluar Covid janë të papërgatitur për të përballuar formën e tij të re.Është e mundur. Viruset ndryshojnë herë pas here.

Virusi Covid, është në një familje me gripin, por kur një njeri shëndoshet atëherë shëndoshet automatikisht do të marrë imunitet. A ekziston mundësia që pas 6 muajve, apo 1 viti ky virus të ndrushojë, kjo ekziston si mundësi.”-tha ai.

Shiko tv shqip

Related Posts