Pëllumb Pipero: Karantina nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje, nuk do të ketë kthim pas, me rëndësi distanca dhe maskat

Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka dhënë dje një intervistë televizive ku foli për metodikën e kurimit të të shtruarve me koronavirus dhe për mundësinë e një izolimi të dytë.

Pipero u shpreh se karantina nuk ishte zgjidhja e gjithë problemit, por një zgjedhje që duhej bërë patjetër. Mjeku theksoi se nuk do të ketë më kthim pas, por bëri thirrje se është me rëndësi distanca dhe mbajtja e maskës.

“Hapja ishte e domosdoshme, por ulja e vigjilencës dhe shmangia e respektimit të distancës dhe mosvendosja e maskës janë ato që e dëmtuan apo po e dëmtojnë procesin e hapjes. Pra, nuk duhet të shoqërohej hapja me rënie të vigjilencës. Shifrat pozitive nuk janë shqetësuese, shqetësuese janë rastet që vijnë në spital. Unë nuk dua të kem asnjë të shtruar në spital, ndaj nëse do kemi kujdes, nuk vijmë në spital, edhe po ramë në kontakt fitojmë imunitet. Dhe jam i bindur që kthim pas nuk ka, sepse kjo pandemi na mësoi se e rëndësishme është distanca dhe maska dhe kujdesi për higjienën e duarve. Edhe karantina nuk ishte zgjidhje, ishte zgjedhje për të përballuar goditjen e parë, tashmë zgjidhje është distanca dhe maska. Virusi do të jetë prezent deri sa të kemi një vaksinë”, u shpreh Pipero.

Ndër të tjera Pipero u ndal edhe në përdorimin e deksametazonit, i vlerësuar edhe në një studim të Oxfordit si medikamenti që ul vd ekshmërinë e pacientëve të prekur nga virusi.

“Që në fillim të herës kortizonikët kanë qenë pjesë të skemave të trajtimit, edhe ne i kemi përdorur dhe deksametazoni është klasa e kortizonikëve. Nuk ka studim të mirëfilltë, është bërë një konstatim, dhe është vënë re që atje ku është përdorur deksametazoni, numri i vd ekjeve numri i personave të shpëtuar ka qenë relativisht më i madh, por rezultatet nuk janë kaq shumë inkurajuese të deksametazonit”, tha Pipero.

Ndër të tjera Pipero, sqaroi edhe efektet e virusit në personat asimptomatikë.

“Studimet e dëshmojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve, pavarësisht moshës që bien në kontakt me sëmundjen e kalojnë me shenja klinike, madje diku thuhet se edhe 90% e kalojnë pa shenja klinike, por pse je pa shenja klinike nuk do të thotë se nuk je burim infeksioni për dikë tjetër. Me rëndësi është kujdesi që duhet treguar për veten dhe një monitorim në kushte shtëpie për të vlerësuar edhe temperaturën, kollën dhe ecurinë, së paku për 7 deri në 10 ditë, dhe nëse ka probleme të telefonojë 127, por pjesa më e madhe që bien në kontakt e kalojnë pa shenja klinike”, vijoi më tej Pipero.

Shiko tv shqip

Related Posts