Për 12 orë 100 pacientë, klinikat e stërmbushura, pacientët të vaksinuar me dy doza më lehtë kalojnë virusin

Klinika të stërmbushura me pacientë, mjek të lodhur, familjarë të brengosur. Kjo është pasqyra në spitalet shtetërore e private në vendit. Për 12 orë mbi 100 pacientë me Kovid 19 vijnë në spital thotë infektologu nga Kumanova Aliriza Osmani. Shton se personeli mjekësor është i stërlodhur dhe ka mungesë të mjekëve dhe motrave medicinale.

“Motra medicinale ka por jo mjaftueshëm sa kemi ne nevojë. Realisht fluksi është shumë i madh i pacientëve. 100-150 vetë brenda një turi 12 orëshe, nuk ndalen as natën, as ditën, ashtu që edhe mjekët edhe motrat medicinale janë të lodhur”, tha infektologu Aliriza Osmani.

Infektologu Osmani thotë se pacientët e vaksinuar shumë më lehtë e përballojnë virusin. Thotëshpëtimin e sheh vetëm duke u vaksinuar e gjithë popullata.

“Fatmirësisht te ato që kanë vaksina simptomat janë shumë më të lehta dhe shumë më lehtë e përballojnë dhe nuk kemi vështirësi me ta. Ka pacientë me sëmundje kronike, sëmundje me zemrën që i bartin me vite, por vaksina me të vërtetë jep rezultate shumë të mira. Nuk shoh tjetër zgjidhje përveç se vaksinimi i gjithë popullatës. Ata që kanë marrë dy dozat e vaksinave ata kanë shumë më pak probleme. Edhe e tejkalon shumë më lehtë”, shtoi infektologu Aliriza Osmani.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se rreth 8% e të vdekurve me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit kanë qenë të vaksinuar me dy doza, por se shumica kanë qenë të moshuar me sëmundje kronike. Ndryshe nga nesër hapet qendra më e madhe e vaksinimit në vend – salla e sportit Boris Trajkovski në Shkup. Me këtë pritet që turmat para ambulancave të qyteteve të reduktohen. Ditëve të fundit në vend për një ditë janë vaksinuar mbi 17 mijë qytetarë.

Shiko tv shqip

Related Posts