Për Arbanën nisin hallet dhe Dielli eshte shkaku (VIDEO)

Dielli i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt rritet dita-ditës dhe ne kemi parë se sa ka ndryshuar ai që nga lindja e deri më sot përmes postimeve të mamit e babit në rrjete sociale.

Dielli është 6 mujash dhe tashmë ka nisur të lëvizë e të jetë më aktivë. Madje mami Arbana na ka treguar sot se është më aktiv seç duhet, pasi ka ndarë në Instagram një video të adhurueshme me të.

Në video i vogli qëndron i shtrirë mbi mamin dhe mesa duket përpiqet që ta puthë në faqe, teksa e kap fort edhe nga flokët.

Ndonëse të tilla momente janë disi “tòrturuese” për nënat, nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër në botë.

Për këtë arsye Arbana e ka shijuar shumë dhe e ka ndarë me ndjékësit e me shaka ka shkruar përkrah videos:

“A bëjnë dhe gocat kështu apo vetëm çunat?”.

Deri më sot Arbana është treguar shumë e rezervuar dhe nuk ka publikuar asnjë foto të portretiit të Diellit.

Ndjékësit e saj janë interesuar për këtë gjë dhe ajo ka treguar se nuk do nxjérrë kurrë foto të tij, derisa të vendosë vetë Dielli.

“Shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, iu përgjigj Osmani pyetjes së një ndjékëse.

Shiko tv shqip

Related Posts