Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ‘përlotet’, rrëfen para gjithë Shqipërisë pengun më të madh në jetën e tij

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para qytetarëve vlonjatë, ka zbuluar dhe pengun e tij më të madh.

Kreu i qeverisë shprehet se djalin e tij të vogël e lë në gjumë dhe e gjen në gjumë.

“Unë e para një herë po të më pyesje për dëshirën, vetëm për dëshirën nëse do zhvishesha nga çdo gjë tjetër, e do ecja nga dëshira, të them të drejtën do kisha dashur të kthehesha në shtëpi pas kaq e kaq vitesh, në kuptimin më të mirë të fjalës. Po rritet djali i vogël, e le në gjumë dhe e gjej në gjumë në pjesën më të madhe të kohës. Kjo është pjesa e izoluar nga gjëja tjetër. Është pasioni i kësaj pune dhe detyrimi për ti çuar deri në fund betejat që nuk kanë fund. Kjo është sfida e këtij lidershipi, kemi marrë përsipër një gjë, këta janë më të rinj, kanë dhe beteja me njëri tjetrin se unë jam më i gjatë se këta. Unë nuk e them se duhet thënë, e besoj si dritën që shof këtu, ky vend që ashtu si sot ka vendosur bazat për të shkuar e për ta mbyllur këtë fazë, mund të kthehet sa hap e mbyll sytë pas”, u shpreh Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts