Për tu marrë shembull! Ky është shteti me një histori suksesi, ja sekreti që e ndihmoi në përballjen ndaj COVID-19

Në mënyrën se si e ka menaxhuar krizën është shteti që duhet të jetë një ‘histori suksesi’. Autoritetet e vendit kanë një panoramë të plotë dhe të saktë të përhapjes së virusit në popullatë, me kritere sasiore, cilësore dhe gjeografike, dhe këto njohuri e udhëzojnë atë në vendime të tilla si shmangia e bllokimit dhe funksionimi i plotë i shoqërisë dhe ekonomisë së saj dhe mbrojtje jashtëzakonisht të suksesshme të qytetarëve të saj, raporton Daily Mail.

Por cili është sekreti i suksesit të një vendi me popullsi të vogël?

Reagimi në kohë ndaj pandemisë, pasi autoritetet filluan me testimet që në datën 31 janar, kur koronavirusi nuk ishte shumë i përhapur është një nga pikat kyçe që bëri që Islanda të mos dëmtohej shumë nga COVID-19.

Duke qenë në gjendje të kontrollojë situatën më lehtë, për shkak të popullsisë së saj shumë të vogël (jo më shumë se 400,000 njerëz) dhe dendësisë jashtëzakonisht të ulët të popullsisë për kilometër katror, Islanda deklaron rreth 2.000 persona të infektuar dhe vetëm 8 vd ekje.

13% e popullsisë së Islandës janë testuar për koronavirusin, ndërkohë që vetëm 34 janë duke u trajtuar, ndërsa numri i vd ekjeve është 8.

Taktikat e testeve në masë çojnë gjithashtu në karantina të gjera individuale.

Shiko tv shqip

Related Posts