Përgjigjet ambasadorja franceze: A do “digjet” Shqipëria si Notre Dame

Ambasadorja franceze Christine Vasak ka folur nga Korça për situatën politike në vend.

Ajo u shpreh se kriza politike që ka përfshirë vendin nuk zgjidhet nga diplomatët e huaj dhe se qytetarët shqioptarë meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

“Për politikën shqiptare asnjeherë nuk themi asnjëherë. Nuk mund ta fsheh. Të gjithë e dimë që situata është e tillë. Jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që i jep një zgjidhje kësaj situate, por njerzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.” tha ambasadorja.

Ndërkohë përsa i përket hapjes së negociatave me BE, Vasac tha se është shumë shpejt për të folur pasi shumë gjëra mund të ndryshojnë deri në tetor, duke shtuar se Shqipëria dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në union.

“Ju duhet ta dini dhe vetë. Populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkimin Europian. Mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di tu them. Por edhe me Francen nuk di tu them diçka, por nuk është diçka e mbyllur. Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohe deri në muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor, shtooi Vasak.

Ju e dini por edhe une po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian.”

Por a do të “digjet” Shqipëria si Notre Dame?

Shqipëria nuk është duke u djegur mbylli fjalën e saj Vasak.

Shiko tv shqip

Related Posts