Përmbytje apokaliptike vijnë nga ky shtet, 14 viktima dhe dhjetra të zhdukur, shikoni pamjet e frikshme se çfarë ka ndodhur (FOTO)

14 viktima, dhjetra të zhdukur dhe mbi 75 mijë njerëz të evakuara. Është ky bilanci i përmbytjeve, shkaktuar nga rreshjet e dendura që kanë përfshirë rajonet e Kumamoto dhe Kagoshima në Japoni.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Press’, vd ekjet kanë ndodhur të gjitha në një shtëpi strehimore të moshuarish në qytetin e Kuma, e cila u përmbyt pas daljes së një lumi nga shtrati.

Shumica e rrugëve dhe autostradave janë përmbytur, teksa edhe është ndërprerë shërbimi në transportin hekurudhorë.

Rreth 8000 shtëpi janë pa energji elektrike ndërsa qeveria ka dërguar në zonat e përmbytura rreth 10,000 trupa të forcave të armatosura për të ndihmuar operacionet e shpëtim kërkimit.

FOTO:

Shiko tv shqip

Related Posts