Përplasjet për orarin policor, mblidhet me urgjencë Komiteti Teknik, ja çfarë pritet të ndodhë

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të dalë në një konferencë për media rreth orës 15:00 për të sqaruar nëse do të lehtësohen masat.

Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se nga data 20 korrik, do të shtyhet fasha orare e muzikës me 60 minuta. Ndonëse muzika do të ndalet në 23:00 në çdo zonë turistike të banuar, as ky orar nuk ‘i kënaq’ pronarët e bizneseve në Lungomare, të cilët kanë pezulluar aktivitetin e tyre për 24 orët e ardhshme, pas protestave dhe përplasjeve me Policinë e Shtetit ditën e djeshme.

Ata kërkojnë që orari i muzikës të shtyhet deri në 00:00, ndërsa kërkojnë që aktivitetin ta zhvillojnë deri në orën 02:00.

Por kërkesa e tyre është refuzuar nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili ka lëshuar vetëm pjesërisht një kërkesë, atë të shtyrjes së orarit të lejimit të muzikës.

Kryeministri Rama theksoi se kush dëshiron të kërcejë e këndojë të gjithë natën, le të bëjë organizim në natyrë ku nuk shqetëson asnjë njeri.

Shiko tv shqip

Related Posts