“Personazhet e Instagramit po i japin famën televizioneve” Fatma Haxhialiu këshillon të rinjtë: Nuk ka vlerë asnjë lloj fame para vetes tuaj, televizioni është harxhim kohe

Fatma Haxhialiu me anë të një instastory  e ka përshkruar punën në televizion si “harxhim kohe, nervash dhe energjish”. Ky konkluzion ka dalë nga eksperiencat e moderatores ne televizion.

Ajo ka treguar se personazhet e Instagramit janë ato që po i japin me shume fame televizionit.

“Nga ana tjetër nuk është më as privilegj, as zotësi të dalësh në ekran apo të kesh emisionin tënd. Sot, personazhet e Instagramit po i japin famën televizioneve”, ka shtuar ajo.

Fatma ka theksuar se në televizion punojnë ende njerëz të talentuar dhe profesionistë. “Mënyra më e mirë për t’i vlerësuar e për tu dhënë atë që u takon është që ne si shikues, të ndajmë shapin nga sheqeri e t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Mos e humbni veten të dashurat e mia, nuk ka vlerë asnjë lloj fame para vetes tuaj. Ka mënyra se kur shihesh në pasqyrë dhe mendon të bëhesh një njeri akoma më i vlefshëm e më i mirë, ti e ke arritur suksesin tënd”, ka përfunduar Fatma.

Moderatorja ka shkruar se ka gazetare qe punojne me vetem 20.000 leke dhe se nuk eshte me privilegj te punosh ne ekranet e medha.

Shiko tv shqip

Related Posts