PËRVEÇ KËNGËS JA KU DO E SHOHIM TJETËR ELVANA GJATËN, SAPO E ZBULOI VETË AJO

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo.Elvana ka treguar për Soiree se fillimisht plani i saj ka qenë që së bashku me Dalina Buzin të krijonin një film muzikor. Mesa duket këngëtares i ka mbetur peng, por ajo do e sjellë padyshim në një moment të dytë.

Me tej Projekti “Çelu”, fillimisht ishte menduar të publikohej në 8 mars.

“Në fakt këtë projekt doja që t’ia kushtoja gruas shqiptare, prandaj zgjodha datën 8 mars. Ishte një projekt për të cilin kam punuar shumë me Dalina Buzin, skenariste, regjisore dhe ndër njerëzit më kreativë dhe ‘cool’ që unë njoh dhe jam me fat që kam mundësinë të punoj me të. Projekti, në fillim ka qenë një film muzikor dhe absolutisht që do punojmë që ta bëjmë të mundur këtë gjë në një kohë të dytë.”

Mes pyetjeve të publikut, bërë nga Instagram, YouTube dhe rrjete të tjera sociale, Elvana i përgjigjet pyetjes “a plakesh ndonjëherë?” me ca sekrete të thjeshta bukurie:

Fle mirë, ha vakte të shëndetshme, nuk pi alkool, është vegjetariane, ndonjëherë edhe vegane dhe bën stërvitje rregullisht.

Në pjesën e dytë, intervistës i bashkohet edhe motra e Elvanës, Migena Gjata, soprano me një karrierë të suksesshme në Gjermani, në një rrëfim personal për marrëdhënien e tyre.

Kënga “Vendi im” është bashkëpunimi i parë i dy motrave, pjesë e albumit “ÇELU”. Gjatë intervistës, autori i këngës, Pirro Çako, tha se kënga është një dedikim për të atin, por edhe për gjithë njerëzit që ndjejnë mall për dikë që nuk e kanë pranë fizikisht, një dedikim për distancën. Në këtë aspekt, kënga ka një kuptim të veçantë edhe për Elvanën dhe motrën e saj.

Shiko tv shqip

Related Posts