Plasin batutat në Kongresin e PS, vajza falënderon të ëmën, Rama i përgjigjet direkt: Të fala mamit, ka ngelur te PD-ja!

Gjatë fjalës së saj, një vajzë e re ka shkaktuar të qeshura në Kongresin e PS. ‘Unë jam Rabina Hajdini. Dua një duartrokitje sepse për mua është hera e parë që flas në këtë podium. Dua të falenderoj mamin sepse më bindi të jem këtu edhe pse jemi me bindje politike të ndryshme’, tha ndër të tjera Hajdini duke marrë shumë ovacione.

Më tej në një moment ajo e emocionuar godet me dorë mikrofonin dhe reagon shumë spontanisht duke dhuruar sërish shumë humor.

Pas saj ka folur edhe kryeministri Edi Rama: Me thëne të drejtën nuk ish përgatitur për të folur, se duhet të fliste mamica. Vajza që foli me emocion dhe që e ka mamin me PD, të fala mamit. Mami sheh larg, por mami ka ngelur tek PD-ja,vajza duhet të vijë tek PS-ja.

Shiko tv shqip

Related Posts