Po shkonin në plazh, nëna dhe dy fëmijët merren para nga treni

Dy fëmijë kanë humbur jetën pasi janë shtypur nga një tren ndërsa po kalonin binarët për të shkuar në det bashkë me nënën e tyre në Brancaleone, në Reggino. Gruaja, 49 vjeçe që gjithashtu është shtypur nga një vagon i trenit është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.Dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë ishin 12 dhe 6 vjeç dhe jetonin në Milano. Ata ndodheshin në Kalabri me pushime.

Sipas dëshmive, nëna me dy fëmijët nuk e kanë kuptuar që po vinte treni. Gruaja, e ndarë nga bashkëshorti me të cilin kishte dy fëmijë ishte një shtëpiake. Kishte ardhur në Brancaleone bashkë me fëmijët dhe bashkëjetuesin, i cili ishte vendas dhe punonte si mësues.

Shiko tv shqip

Related Posts