Po zhvillonin festë me 1 mijë të rinj, ministri shkon dhe gjobit vetë lokalin

Për të parandaluar mbylljen totale, Kosova ka marrë masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit pas rritjes së numrit të rasteve në javët e fundit. Por pavarësisht thirrjeve dhe gjobave një pjesë e qytetarëve nuk janë ndërgjegjësuar duke injoruar masat.

Në mesnatë ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj që bashkë me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës kanë mbikëqyrur respektimin e masave anti-Covid në Prizren. Gjatë kontrollit janë konstatuar disa lokale hapur.

Madje në një prej lokaleve po organizohej një festë me rreth 1 mijë persona të ftuar. Si pasojë, lokalet që nuk kanë respektuar masat janë mbyllur, ndërsa pronarët e tyre janë gjobitur.

Shiko tv shqip

Related Posts