“Policia fshehu përdhunimin e vajzës nga djali i deputeti socialist!” Vjen reagimi zyrtar për denoncimin

Një denoncim i publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha ka sjellë reagimin e autoriteteve në Durrës, të cilët kanë përgënjeshtruar se kanë fshehur rastin, duke lënë të kuptohet se rasti në fjalë është i vërtetë.
Berisha shkruante në rrjetin social se djali i deputetit të Krujës Rrahman Rraja ka përdhunuar një vajzë të re dhe se pavarësisht denoncimit të 25 vjeçares, policia është munduar ta mbajë të fshehur. Nga ana tjetër, në reagim policia është shprehur se nuk ka fshehur asnjë të dhënë, madje ngjarja dhe denoncimi janë bërë publike dhe në faqen zyrtare të policisë.

Për më tepër lexoni reagimin e policisë dhe vetë denoncimin e publikuar nga Sali Berisha:

“Sqarim

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se: Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante. Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).”-njofton policia.

Denoncimi i publikuar nga Berisha

Shiko tv shqip

Related Posts