Policia paralajmëron personat e prekur nga COVID: Mos t’ju shkojë në mendje të dilni nga shtëpia, kemi emrat (VIDEO)

Pas rritjes së të infektuarve në vend dhe situatës epidemike policia e Korçës ka vijuar kontrollet në banesat e të prekurve nga koronavirusi të cilët qëndrojnë të izoluar.

Kontrollet ushtrohen në kuadër të respektimit të masave anticovid për të parandaluar përhapjen e sëmundjes të cilat vijojnë çdo ditë.

Njoftimi i Policisë:

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariateve në varësi të saj, vijojnë kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në qarkun Korçë, Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga COVID-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19″., thuhet në njoftim.

VIDEO:

Shiko tv shqip

Related Posts