“Politika e vjetër, ka fytyrën e zërin tënd”, Basha i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës: Ke 7 vjet që mbush vendin me plehra!

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama përmes një postimi në Twitter.

Lideri i opozitës shkruan se Rama i përdor incineratorët për të djegur milionat e xhepave të qytetarëve shqiptarë, ndërsa vendin ka 7 vite që e mbush me plehra.

“Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron!”, shkruan Basha.

Shiko tv shqip

Related Posts