Prej ditësh i humbur, gjendet në shtratin e lumit Vjosë një 47-vjeçar

Një 47-vjeçar është gjetur ditën e sotme  i pajetë në shtratin e lumit Vjosë, pranë Memaliajt.

Nga njoftimi zyrtar i policisë bëhet me dije se burri, i identifikuar me iniciale B.H kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me familjarët, ndërsa tashmë është gjendur pa shenja jete.

Ndërkohë që ndëe të tjera theksohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak.

Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47  vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shiko tv shqip

Related Posts