Prej kohësh në kërkim për seks me të mitur, arrestohet 33 vjeçari

Prej disa kohësh në kërkim, një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit sot pasi për të kishte një mandat kërkimi ndërkombëtar.

Njoftim i policisë

Ndalohet një tjetër shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës ndalojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë I dënuar me 12 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar , kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Është ndaluar shtetasi: Omar(Moris) Kadiu 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Bergamos, Itali e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale” Marrëdhënie seksuale me të mitur ” parashikuar në nenet 81 dhe 609 të Kodit Penal Italian.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment