“Pse e tund byçën gjithë kohës?”, vogëlushja vë në siklet Ronela Hajatin, ja përgjigjia e këngëtares

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Në një moment, vogëlushja Emel i ka bërë një pyetje që e ka vendosur në siklet Ronelën.  “Unë kam parë që gjatë gjithë kohës që kërcen, e tund byçën gjithë kohës dhe unë të kopjoj ty por mami bërtet. Pse më bërtet ajo mami mua?”, i tha vogëlushja këngëtares.

Ronela i ka thënë vogëlushes që mos të marri shembull nga ajo, të paktën edhe për 10  vite. “Me rëndësi është mos merrni shembull nga unë, edhe nja 10 vjet. Pastaj e e dini vetë çfarë bëni. Unë kur dal në klip transformohem, edhe janë ca këngë që e meritojnë atë tundjen, ka ca të tjera që e meritojnë të rrish si zonjë, kështu që i përshtatemi… nuk e di pse shikoni atë që nuk duhet të shikoni ju”, u shpreh Ronela

Shiko tv shqip

Related Posts