Pse mungon Taulant Balla? Gazetarët i bëjnë pyetjen provokuese, Gjiknuri iu jep përgjigjen që nuk e prisnin

Drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, Damian Gjiknuri dha një prononcim për mediat teksa mori pjesë në ditën e ngritjes së Flamurit në këtë qytet.

Gjiknuri foli edhe për zgjatjen e politike, mes tyre dhe zgjatjen e afateve të komisioneve të Vetingut. Gjiknuri tha se ky është një proces mbi palët, dhe për këtë nuk është e nevojshme domosdoshmërisht një marrëveshje e re politike.

“Nëse flisni për zgjatjen e procesit të Vetingut, është një proces mbi palët, adreson një problem të ngritur, ka një reformë që po funksionon, dhe me reflektimin e opozitës, do të jemi në gjendje të zgjasim jetën këtyre organeve. Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re politike”, u shpreh Gjiknuri.

I pyetur nëse Ismail Qemali do të ishte krenar apo jo me Shqipërinë e sotme, Gjiknuri refuzoi të jepte një përgjigje, teksa më pas e quajti emigracionin një fenomen normal.

Në këtë takim u vu re mungesa e Taulant Ballës, deputet i këtij qarku, i cili tashmë është dërguar si drejtues politik për qarkun e Fierit. Mes Gjiknurit dhe Ballës është përfolur për një përplasje.

I pyetur nga gazetarët për mungesën e tij, Gjiknuri tha: “Pyeteni zotin Balla, mos më bëni më pyetje të tilla.”

Në fund të takimit u shfaq edhe ish-kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini.

Shiko tv shqip

Related Posts