Pse Shqipëria s’po preket nga koronavirusi? OBSH, në kërkim të arsyeve

Shqipëria u konfirmua sërish si e paprekur nga koronavirusi. Nga Task Forca e mbledhur për këtë çështje, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu tha se “deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri”.

“Shqipëria deri më tani nuk ka rast të konfirmuar me koronavirusin e ri edhe pse në vende fqinjë kemi konfirmime të rasteve të reja, Maqedonia ka një rast të izoluar, kurse Kosova, Mali, i Zi, Serbia, Turqia, ende nuk kanë raste të konfirmuar”, shtoi ajo.

Sipas ministres, në vend janë realizuar 42 testime, të cilat kanë rezultuar negative. “Dje bëmë 6 testime për rastet e dyshuara dhe ato kanë rezultuar negative”, theksoi gruaja në krye të shëndetësisë shqiptare.

Nga ana tjetër, Drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë tha se ata po përpiqen të kuptojnë se përse Shqipëria ende mbetet e paprekur.

“Ne po përpiqemi të mësojmë pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri. Personat e prekur në vendin tim nuk kishin udhëtuar jashtë vendit dhe nuk kishin pasur kontakte me persona të prekur”, tha Gonzales, referuar Spanjës, vendin prej nga është.

“Në Spanjë para dy javësh kemi hasur raste me koronavirus”, tha ai.

Shiko tv shqip

Related Posts