“Qesh Majko qesh, se ti qethesh tradicional”, Murrizi i shkrin deputetët me batuat e tij

Gjatë fjalës së tij në Kuvend deputeti Myslim Murrizi u shpreh hapur kundër heqjes së TVSH-së për jahtet. Murrizi tha se nuk do të hezitonte nëse mazhoranca do të kërkonte heqjen e akcizës së naftës për bujqësinë, apo për TVSH-në e ushqimeve, por në këtë moment ligji për jahtet mund të konsiderohet i tepërt.

“Ligji për TVSH e jahteve, është ligj luksi. Nuk jam shumë optimist se do rritet turizmi dhe punësimi me këtë ligj. Këtë vit kemi patur turistë me klering kemi përzënë jashtë vendit 2 milionë shqiptarë, dhe nuk mund të ndreqni asgjë me këtë propozim.

Do isha dakord, dhe do të votoja sikur të sillnit ligj për heqjen e akcizës së naftës në bujqësi, do votoja sikur të hiqnit tvsh-në e ushqimeve bazë, të sillnit ligj për shqiptarët në këtë situatë kolere, keni bërë ligj për veten tuaj”, tha Murrizi, ndërkohë që foli dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kur tha se: I trembeni si djalli temjanit votës së shqiptarë, jeni bërë si dy grushta vemjesh që rrini në hijën e sulltanit eja të votohemi dhe ishalla na “fëlliq “vota e shqiptarëve, as në 1997 nuk erdhën banditë në parlament, ky parlament u mbush me kriminelët që sollët ju

Këtu për 2 javë ndërrojnë çehre. Nga Nano 1 Nano 2, Berisha 1 Berisha 2, Rama 1 Rama 2, por nuk guxuat të ndërroni as ngjyrimin e naftës. Ndaj atë komitetin që mbledheni në mejhane hajde ta bëjmë këtu. Të vijnë të flasin, por nuk vijnë sepse bashkë me ju kanë marrëveshje”, – deklaroi Murrizi.

Ndërkohë që nuk la mangët as një batutë me kolegët që më në fund ishin qethur, dhe kishin bërë modelet e preferuara të flokëve, pas hapjes së berberaneve.

“Desha të falenderoj urdhrin e kryeministrit, u kënaqa shumë kur pashë look-un e disa deputetëve, qesh ti Majko, se ti qethesh tradicional, ca kishin marrë pamjen e Ismail Qemalit, ca ishin qethur skiç, uroj që nga e hëna tjetër, të hapet ndonjë asortiment tjetër”, – tha Murrizi.

Shiko tv shqip

Related Posts