Rama e pyet se ku punon, por nuk e priste përgjigjen e vëllait të Saimir Grekut

Tashmë siç e ka bërë zakon kryeministri Edi Rama së bashku me një kamerën e ERTV viziton familjet e prekura nga tërmeti.

Së fundmi kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte në familjen Greku, e cila është sjellë në banesat sociale në Shkozë, familje kjo e cila nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, humbi 3 anëtarë të saj.

I pranishëm në banesë ishte edhe vëllai i të ndjerit Sajmir Grekut, Dorjan Greku i cili u pyet nga kryeministri Rama se ku punon, por përgjigja e tij e stepi disi kryesocialistin.

Rama:Ti ku punon?

Greku: Jam pa punë!

“Gjejini një punë djalit”– i drejtohet Rama shoqërusve të tij./tpz

Shiko tv shqip

Related Posts