Rama flet për luksin në anën tjetër të qytetit, në protestën e studentëve hidhen letra higjenike

Afati i studentëve është deri në orën 16:00 të drekës, në të kundërt protestat do të përshkallëzohen, por deri ku mundë të arrijë një demonstratë kaq e madhe e qytetarëve të vendit?

Studentët në Tiranë kërkojnë në ditën e dytë të protestës së tyre heqjen e tarifave për provimet e prapambetura, si dhe disa kushte të tjera të panegociueshme sipas tyre. Prej mëngjesit të kësaj të enjte, rrugët e Tiranës kanë parë mijëra të rinj të marshojnë për t’u mbledhur në ambientet përballë Ministrisë së Arsimit në rrugën e “Durrësit”në kryeqytet. Thirrjet kanë qenë të shumta, përfshi dhe letrat higjenike që janë hedhur në drejtim të Ministrisë.

“Ne kemi lënë një afat, deri sot pasdite në orën 4 kërkojmë përgjigje. Nëse përgjigja nuk jepet, atëherë ta dija kryeministri dhe ministrja se ne nuk tërhiqemi. Nuk jemi rtërhequr për protestat tona për armët kimike dhe nuk do tërhiqemi. Madje paralajmërojmë se protesta mund të kalojë në demonstrata. Protesta do të përfundojë vetëm me realizimin e qëllimeve. Ky është dhjetori i dytë. Prindërit tonë patën vizionin për një Shqipëri Europiane, atë ëndërr vazhdojmë ta kemi dhe ne. 8 dhjetori i dytë po afron, Dhjetori i dytë do ta gjejë Shqipërinë me heqjen e këtyre tarifave burokrate”, tha një student për Oraneës.

Po ku ishte kryeministri Rama, teksa protesta e studentëve vijonte e zhurmshme në qendër të qytetit?

Kryeministri ka qenë në një pritje në ish Hotel Sheraton, për ti dhënë mirëseardhjen e tij së bashku me atë të mikut të tij Kastrati, njërit prej hoteleve luksoze që do të ketë kryeqyteti, firmën Hayatt. E teksa Rama ka folur për luksin, në krahun tjetër të qytetit po duket sikur po zhvillohet një tjetër “ngritje dhjetoriste”./Express

Shiko tv shqip

Related Posts