Rama ironizon Francën, tregon gafën e rëndë në sy të Macron, shpërthejnë të qeshurat në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Mynih

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku janë të pranishëm krerët e 40 vendeve të botës, ministra dhe ekspertë.

Rama e ka nisur fjalën e tij në Konferencën e Sigurisë, që po mbahet në Mynih me një batutë, ku ka shkaktuar të qeshura të shumta te të pranishmit.

Kreu i qeverisë shqiptare iu tregoi të pranishmëve, ku ndodhet edhe vetë Presidenti i Francës, Emanuel Macron, incidentin e ndodhur në Paris, në ndeshjen Shqipëri-Andorra. Rama tha se francezët iu vunë shqiptarëve himnin e Andoras dhe pasi kuptuan gabimin, i kërkuan falje Armenisë se i kishin vënë himnin e gabuar.

“Faleminderit që nuk bërë të njëjtin gabim që bëre me disa të tjerë. Ndërkohë që po dëgjoja gabimet, që po bëje, po mendoja për ca gabime shumë më të mëdha. Kur Shqipëria luajti në Paris futboll, i vunë himnin e Andorës, të gjithë u çuditëm, dhe pastaj francezët e kuptuan se kishin bërë gabim, dhe pastaj i kërkuan ndihmë Armenisë, se i kishin vënë himnin e gabuar. Kështu që faleminderit, ka edhe më keq”, tha Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts