Rama i kthen përgjigje Tsiprasit: Falenderoni Zotin që i fandaksuri nuk morri jetë të pafajshme

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje Athinës zyrtare e cila reagoi përmes Ministrisë së Jashtme që drejtohet nga kryeministri Alexis Tsipras.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se ngjarja e rëndë e ndodhur në Bularat, ku mbeti i vrarë 35 vjeçari grek që qëlloi mbi policinë shqiptare, është një rast i cili nuk kërkon etiketime si ato të bëra nga Ministria e Jashtme Greke.

Ndryshe nga cilësimi si i papranueshëm i vrasjes së esktremistit grek Kostandinos Kaçifa, Rama u sugjeron miqve grekë që të luten bashkëarisht në Zot e ta falenderojnë që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”– shkruan Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts