Rama nuk përmbahet teksa komenton ditëlindjen e Bes Kallakut: Spektakël i pështirë

Kryeministri Edi Rama ka folur për festën e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, ku ishin të pranishëm edhe presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Rama tha se ajo që ka parë ishte një “spektakël i pështirë”.

“Si çdo qytetar kam parë shembullin skandaloz të presidentit, zonjës së parë dhe çetës së tyre. Është e qartë besoj për të gjithë që nuk mund të ketë grumbullime, ata na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve, në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Këtë kam parë. Duhet të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia”, është shprehur Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts